У нас вы можете посмотреть бесплатно 9 DITËSHI I PADRE PIOS - DITA 2 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
NËNTËDITESHI DREJTUAR SHËN PIOS. Dita e 2. O Padre Pio i Pietrelçinës, ti që e ke ditur, me ndihmën e Zotit tonë Jezu Krishtit ti rezistojmë demonit, ti që ke duruar sulmet e përleshjet e demonëve të ferrit, ti që ke dashur të nxitesh vetveten për tu braktisur ne rrugen tende të shenjtërisë, ndërmjetëso pranë Zotit që edhe ne, gjithashtu,me ndihmën tende dhe të të gjithë të zgjedhurve të mund të gjejmë forcen për të mohuar mekatin dhe për ta ruajtur fenë deri në ditën e vdekjes tonë. "Ki guxim e mos u frikëso nga hidherimi i Luçiferrit. Kujtohu gjithmonë se nëse armiku leshon shqetesime e turbullira në vullnetin tënd, kjo është shenjë që ai nuk të ka mposhtur." Shën Pio Kurorëza në nder të Zemrës së Shenjtë të Jezusit. 1. O Jezusi im, që ke thënë:"Edhe unë po ju them:lypni e do t'ju jepet, kërkoni e do të gjeni, trokitni e do t'ju çelet",ja unë po trokas, po kërkoj, po lypi hirin..... Të thuhet: një Ati ynë, Të falemi Mari dhe Lavdi Atit! Në fund: Zemra e Shenjtë e Jezusit, besoj dhe shpresoj plotësisht në Ty! 2. O Jezusi im që ke thënë:"Për të vërtetë po ju them, çkado t'i kërkoni Atit në Emrin Tim,Ai do t'jua japë ",ja që Atit Tënd, në Emrin Tënd,unë i kërkoj hirin..... Të thuhet:një Ati ynë, Të falemi Mari dhe Lavdi Atit! Në fund: Zemra e Shenjtë e Jezusit, besoj dhe shpresoj plotësisht në Ty! 3. O Jezusi im që ke thënë:"Me të vërtetë po ju them, qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia kurrë!"ja që, duke u mbështetur në pagabueshmërinë e fjalëve të tua të shenjta, unë kërkoj hirin... Të thuhet: një Ati ynë,Të falemi Mari dhe Lavdi Atit! Në fund: Zemra e Shenjtë e Jezusit, besoj dhe shpresoj plotësisht në Ty! O Zemër e Shenjtë, që nuk ke mundësi të mos kesh dhembshuri për ata që nuk janë të lumtur! Ki mëshirë për ne mëkatarët e mjerë, dhe na jep hiret që t'i kërkojmë përmes Zemrës së Papërlyer të Marisë, që është Nëna jote dhe Nëna jonë e butë! Shën Jozefi,babai tokësor i Zemrës së Shenjtë të Jezusit, lutu për ne!.Të thuhet:Të falemi Mbretëreshë.