У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Në Universitet hyjnë 20.000 studentë, Teknologjia më e kërkuara или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
2 tetori hapi dyert e universitetit për nisjen e vitit të ri akademik për rreth 121 mijë student në të gjithë Shqipërinë, ku 75% prej tyre ndjekin procesin mësimor në universitetet publike, ndërsa 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditorë. Por vihet re që një rënie e numrit të studentëve prej pakësimit të popullsisë. “Ndryshimet demografike kanë prekur sistemin arsimor; por ndikon edhe tregu i punës. Profilet e teknologjisë kanë përparësi sot, por mendoj se është e nevojshme që të ketë interes edhe për sociologjinë, psikologjinë, filozofinë, degë të cilat merren me studimin e shoqërisë, largimin e popullsisë”, u shpreh Zyhdi Dervishi, sociolog. Tirana është ende e para që ka numrin më të madh të studentëve, të cilët vijnë edhe nga rrethet duke boshatisur programe studimi rajonale; më të prekurat janë degët e mësuesisë, gjuhët e huaja por edhe shkencat sociale dhe shkencat e natyrës që nuk po kanë interesin e të rinjve. Edhe në universitetin e Tiranës që mbetet ndër të preferuarit, emigracioni dhe ndryshimet e kërkesës së tregut të punës kanë ulur numrin e studentëve në filozofi dhe kimi, që mbeten degët më të pa kërkuara në kryeqytet. “Filozofia, dega e dijes ka mbetur me 4 studentë, është për të ardhur keq. Nuk ka investime për shkencën, ndaj ne si studentë nuk gjejmë frymëzim për të depërtuar në tregun e punës, e rrezikojmë të mbetemi të papunë”, janë shprehur studentët. Bumin e studentëve po e përjeton universiteti politeknik në degët e teknologjisë dhe arkitekturës. “Që në konkurrim kërkesa ishte më e lartë se kuotat, krahasuar edhe në vitet e shkuara. Nëse vjet kemi pasur 320 aplikime, këtë vit kishim më shumë se 400 por vendet ishin të kufizuara, për shembull në arkitekturë 80, inxhinieri 50 dhe design 25”, tha pedagogu Endri Tuzi. “Unë kam zgjedhur informatikë sepse është degë që ia vlen në tregun e punës në Shqipëri dhe në botë, ka paga të larta, ndërsa në mësuesi për shembull nuk do e shihja të ardhmen e mirë”, u shprehën studentët e Politeknikut. Edhe drejtësia dhe financa janë ende zgjedhjet tradicionale të studentëve në ciklin bachelor, por në vazhdimësinë e rrugëtimin arsimor në master, studentët drejtohen te degët digjitale, marketing e komunikim duke qenë një sinjal për nevojën e ristrukturimit të kuotave. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Universitet#Studentët#TopChannelNews