У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Politika uron "Ditën e Verës" или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ky 14 mars bëri bashkë politikën në urimet e saj për Ditën e Verës. Presidenti Bajram Begaj zgjodhi rrjetet sociale për të dhënë mesazhin e tij për qytetarët, ku theksoi rëndësinë e kësaj feste të lashtë në traditën dhe kulturën shqiptare, si një ritual që ka mbijetuar ndër shekuj dhe që lidhet ngushtë me natyrën dhe shpirtin e popullit tonë. Edhe Kryeministri Rama urimin e tij e bëri përmes një fotoalbumi të shpërndarë në rrjetet sociale. Ndërsa Sali Berisha, si çdo 14 mars, urimin për Ditën e Verës e dha nga Elbasani, i kthyer në kryeqendrën e festimeve për mbarë shqiptarët. I shoqëruar nga bashkëshortja, kryedemokrati tha se 14 marsi është një ditë gëzimi dhe frymëzimi për qytetarët. “Si kryeqyteti i festës për mbarë kombin, u uroj gëzuar Ditën e Verës, festën më të lashtë jo vetëm të shqiptarëve, ç’është e vërteta, por edhe të kombeve të tjera, një ditë që ngjall shpresë, frymëzon ripërtëritje, një ditë pra gëzimi”. Por edhe kjo festë nuk kaloi pa mesazhe politike. “Është e trishtë dhe e dhimbshme se në 34 vite kjo është dita e parë e verës në të cilën dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët për shkak të veprimeve të pashembullta në historinë e vendeve që shkojnë drejt integrimit nga dyshja Rama-Balluku”. Akuzat në adresë të Kryeministrit Rama i vijoi edhe gjatë një takimi që pati me disa familje elbasanase. “Por Dita e Verës është dita e ndryshimit, është dita e ripërtëritjes, kështu që ne ecim të sigurt se ditën tjetër të verës do ta bëjmë shumë më mirë. Do t’i kemi dyert e ëndrrës sonë evropiane të hapura”. Gjatë vizitës në Elbasan, lideri i demokratëve vizitoi edhe panairin e organizuar në këtë qytet, si dhe vendosi veroren. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/