У нас вы можете посмотреть бесплатно Risku dhe ndarja e tij или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Nëse jeta dhe risku qenkan shkruar dhe ndarë për ne paraprakisht, siç thonë disa njerëz, atëherë pse duhet të punojmë?! Le të ulemi në shtëpitë tona dhe të presim që prej qielli të bjerë mbi ne ari dhe argjendi, të cilat Perëndia na i paska ndarë, dhe nëse jo shi, kjo është ndarja jonë, pse keqardhje !! Nëse ky besim do të mbizotëronte në Kinë, ata nuk do të prodhonin as edhe një gjilpërë apo fije te vetme! Besimi se Allahu është Err Rrezzak (Furnizuesi) në kuptimin se Ai ia cakton, ia shpërndan dhe ia siguron secilit individ pjesën e vet veç e veç, është koncept i gabuar determinist, sepse nënkupton qe njeriu është i detyruar dhe s’ka në dorën e tij asgjë. Kjo bindje presupozon se Allahu ka dëshiruar që 20 persona të jenë miliarderët e botës, ndërsa shumë prej banorëve të saj të mos e kenë as edhe bukën e gojës. Ky është një koncepti i shtrembëruar ndaj riskut, është tradhti ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Koncepti i drejtë dhe i vërtetë është se Allahut të madhëruar i takon zbritja e shiut, mbirja e mbjelljes dhe krijimi i bagëtisë. Allahu ia ka bërë detyrë vetes furnizimin e gjallesave (është Err Rrezzak dhe Err Rrazik) në kuptimin se Ai e ka garantuar statusin e burimeve natyrore, pra e ka krijuar riskun ashtu siç e ka krijuar materien, ndërsa përgjegjësia e shpërndarjes së këtyre burimeve natyrore (e këtu qëndron çekuilibri dhe fatkeqësia) është obligim njerëzor e jo hyjnor. Allahu këtë detyrë ua la në dorë njerëzve, duke urdhëruar në drejtësi dhe dhënien e zekatit, dhe njerëzit janë ata që e shpërndajnë atë. Allahu nuk është përgjegjës për urinë e Somalisë, Afrikës dhe varfërinë e të varfërve, por jeni ju o njerëz, ju që mëkatet e tuaja ia mveshni Zotit tuaj, dhe gënjeni për Allahun xh.sh. “Arritja e riskut ndëlidhet me marrjen e shkaqeve, sepse Zoti e krijon riskun, por nuk e shpërndan atë në mënyrë të veçantë”... Për më tepër, dëgjoje ligjeratën!