У нас вы можете посмотреть бесплатно Fiks Fare/ Delet në fushë dhe dhitë në tribuna, gjendja stadiumit në Kavajë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes degradimin e një prej stadiumeve elitë në Shqipëri, ku luante ndeshjet ekipi "Besa" i Kavajës. Stadiumi, me të njëjtin emër, është shkatërruar plotësisht, duke filluar nga fusha, tribunat dhe ambientet e brendshme. Gjithçka është degraduar, ku të vetmit që frymojnë janë dhjetëra dele dhe dhi që kullosin në fushë dhe në tribunat, të cilat i kanë zënë ferrat. Dikur, në këtë impiant, luanin futboll emra të mëdhenj të futbollit kavajas, duke filluar nga Merhori, Pagria, Duro, Rraklli, Rrica, Cikalleshi, Bubeqi, Lila, e shumë e shumë të tjerë, nga rrethe të tjera, si Shehu, Shkëmbi, etj., apo edhe futbollistë nga trevat shqiptare Muriqi, Berisha, Fejzullai etj. Madje, kanë luajtur edhe futbollistë të huaj, ndërsa disa prej emrave të përmendur më sipër kanë fituar dy Kupa Shqipërie dhe kanë dalë disa herë nënkampion të Shqipërisë. Për vite me radhë, Besa e Kavajës ka qenë skuadër elitë, ndërsa ka marrë pjesë edhe në kupat e Evropës. Por, periudha e "artë" ka qenë në vitet 2005-2010, ku fitoi të dyja Kupat e Shqipërisë, ndërsa stadiumi i qytetit i është nënshtruar rikonstruksionit, madje i është vendosur edhe impiant ndriçimi. Por, vitet e fundit stadiumi është kthyer në kullota për bagëti, teksa aktualisht të vetmit që frymojnë brenda stadiumit janë dhjetëra dele dhe dhi të banorëve kavajas. Stadiumi "Besa", me një kapacitet 8 mijë vendesh është ndërtuar në vitet '70, ndërsa është rikonstruktuar disa herë, por sot gjendja është e mjerueshme, teksa tribunat janë mbuluar nga ferra. Prej kohësh, në këtë impiant nuk ka asnjë gjurmë futbolli, pasi skuadra e Besës i luan ndeshjet në fshatin Luz dhe në Rrogozhinë. Fiks Fare bëri një vëzhgim edhe në ambientet e brendshme, ku dhomat e zhveshjes kanë degraduar. Është prishur suvaja, ka plasaritje, ndërsa të vetmet që janë shpëtuar janë disa nga fotografitë e skuadrës në momentet e lavdishme dhe historiku. Janë fotografi nga fillimi, para luftës së dytë botërore e deri në ditët e sotme. Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #FiksFare#TopChannel