У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News- Irani konfirmon vdekjen e Ali Khamenei или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Është ky momenti kur televizioni shtetëror iranian njoftoi vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në moshën 86 vjeçare, herët këtë të dielë. “Udhëheqësi dhe Imami i Muslimanëve, Shkëlqesia e Tij Ajatollah Seyyed Ali Hosseini Khamenei, në rrugën e ngritjes së lartësisë së shenjtë të Republikës Islamike të Iranit, piu gllënjkën e ëmbël dhe të pastër të martirizimit dhe iu bashkua Mbretërisë Supreme Qiellore”, bëri të ditur Televizioni Shtetëror i Iranit. Lajmi u konfirmua nga Teherani disa orë pasi Presidenti amerian Donald Trump deklaroi eleminimin e tij përmes sulmeve ajrore izraelito-amerikane mëngjesin e së shtunës në kompleksin në qendër të kryeqytetit. Ndërkohë mediat iraniane iraniane raportuan se sulmet e nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të shtunën vranë gjithashtu vajzën, dhëndrin dhe mbesën e Khameneit. Qeveria e Iranit lëshoi një deklaratë ku tha se autorët e vrasjes së liderit suprem do të mbahen përgjegjës duke paguar një cmim shumë të rëndë. Ajo shpalli gjithashtu 40 ditë zie kombëtare dhe pezullim të plotë të institucioneve në vend për një periudhë 7 ditore. “Shumë qartë dhe shprehimisht, iu them Trumpit dhe Netanyahut, këtyre dy kriminelëve të ndyrë dhe të gjithë agjentëve të tyre: ju e keni kaluar vijën tonë të kuqe dhe duhet ta paguani çmimin për këtë. Ne do t’ju japim goditje kaq të tmerrshme saqë ju vetë do të detyroheni të luteni”, deklaroi Mohammad Baqer Qalibaf, kryetari i Parlamentit të Iranit. Më tej, u tha se populli iranian do të qëndrojë i bashkuar për të kapërcyer këtë kohë të vështirë. Një numër i lartë udhëheqësish kryesorë të ushtrisë, sigurisë dhe inteligjencës iraniane janë konfirmuar të vdekur pas sulmeve. Aty përfshihen shefi i shtabit të forcave të armatosura të vendit, Abdolrahim Mousavi, komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammad Pakpour dhe të tjerë. Numri në total i zyrtarëve të vrarë është mbi 40 ndërsa sipas mediave iraniane edhe vajza dhëndri dhe nipi i Khameneit janë eleminuar nga sulmet. Pas vdekjes së Khameneit, Presidenti Masoud Pezeshkian, kreu i gjyqësorit dhe një jurist i Këshillit të Gardianëve do të marrin përkohësisht detyrat e udhëheqjes deri në zgjedhjen e udhëheqësit të ri. Mes emrave të përfolur si pasues të mundshëm është Mojtaba Khamenei, djali i liderit Khamenei, i cili konsiderohet figurë me ndikim në qarqet e brendshme të pushtetit. Ajatollah Ali Khamenei ishte lideri shpirtëror i Iranit dhe autoriteti më i lartë i vendit që drejtoi pothuajse për katër dekada me një kontroll të plotë që shtrihej në të gjithë forcat e armatosura, gjyqësorin dhe strukturën politike. Përdorimi i forcës kundër popullit të tij, burgosja e figurave opozitare brenda vetë udhëheqësisë, si dhe rezistenca e madhe ndaj ndikimit të jashtëm, veçanërisht atij të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, formësuan trashëgiminë e tij si një figurë e ashpër dhe e pakompromis, që e çoi vendin drejt izolimit ndërkombëtar. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan