У нас вы можете посмотреть бесплатно Nostalgjikët përkujtojnë ditëlindjen e ish-diktatorit Enver Hoxha (16 Tetor 2002) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2002 Kjo zonjë që se pranon kurrë të jetë e tillë, por shoqe, ka ardhur të kujtoj shokun e luftës, Enver Hoxhën. Duke mos i rënë në mendje të paktën sot i shoqi që prehet në këtë varrezë. “Për shokun Enver kemi ardhur sot. Ne vijmë ditët e diela, ditët e shtuna që vijmë për burrin. Sot kemi ardhur për shokun Enver”. Gazetarja: Do kalosh nga varri i tët shoqi sot? “Jo, nuk do të shkoj”. Në 94 vjetorin lindjes së diktatorit Enver Hoxha, nostalgjikët, veteranë dhe komunist të asaj kohe e kanë kujtuar në varreza me lule e poezi të përvitshme. Për ta ai mbetet udhëheqës, burrë i madh dhe i papërsëritshëm. “Ai ëshë yll që nuk shuhet kurrë, ai është yll në flamur, legjendar si ai beu, burrë më s’ka nxjerrë dheu. Gjirokastër, shkëmb e gur, lindi djal Enver Hoxhën e bëri burrë...” Komunistët e gjallë kanë kërkuar bashkim mes tyre. Me fotografi origjinale dhe të fotokopjuara është thirrur për gatishmërinë e tyre sa herë që partia i thërret. Sot kanë dalë në pah dhe sahatet me fotografinë e Enverit. “Është prodhuar me porosi, na e sollën komunistët rus këtu dhe ne i morëm”. Gazetarja: Dhe që nga ajo kohë ecën mirë? Ka probleme? “Jo, nuk ka probleme fare ecën ashtu siç ecte Enver Hoxha në atë kohë. Me shumë hapa të sigurtë”. Sipas tyre sondazhi i Këshillit të Evropës i etikon kështu politikanët tanë: “85% e tyre dalin analfabet politik dhe 10% e tyre dalin horra, rrugaçër politik dhe 2% me të meta mendore”. Të gjithë së bashku i janë drejtuar shtëpisë ku banon e veja e diktatorit, në ndërtesën e ish-institutit të tokave. Familjarët e tij vizitën për në varreza e kanë kryer një ditë më parë. Nexhmije Hoxha dhe i biri Iliri, kanë pritur vizitorë nga e gjithë Shqipëria. Dita e lindjes dhe e vdekjes kujtohen gjithmonë me kaq njerëz./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/