У нас вы можете посмотреть бесплатно Halil Avdulli - Nata e madhe! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ngjarja e "Israsë dhe Mi'raxhit" u trajtua në mënyrë rutinore dhe po vazhdon të trajtohet si e tillë, saktësisht siç u trajtuan shumica e ritualeve dhe ngjarjeve në këtë fe të madhe. Për fat të keq, ritualet dhe ngjarjet u kthyen në "rite të ndara nga jeta“, duke mos pasur ndonjë ndikim në jetën praktike të myslimanit! Shumë nga konceptet e rëndësishme u parcializuan në forma të ndryshme, duke i ritualizuar sa më shumë, në mënyrë që të mos prekin në jetën e përditshme politike, sociale, ekonomike etj. Mrekullia e Israsë dhe e Mi'raxhit u trajtua në formën e një "historie" që duhet të kujtohet në datën e saj vjetore, e paraqitur si një mrekulli e Pejgamberit alejhi selam, i cili me Burak, udhëtoi nga Meka në Palestinë brenda një nate dhe më pas u ngrit në qiell. Kjo ngjarje dhe detajet e saj përsëriten në çdo kujtesë për çdo vit, pa bërë ndonjë përpjekje për të paraqitur domethënien dhe rolin e vërtetë që e pati kjo mrekulli në kohën dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur, e që duhet të vlejë te ne, në kohën dhe rrethanat e sotit, ngjajshëm sikur atëhërë kur ka ndodhur. Të gjitha mrekullitë erdhën të na ndryshojnë, prandaj duhet më shumë t’i meditojmë. Mënyra se si po e paraqesim atë, si një natë që është mirë të agjërohet e të falën dy rekate nafile, dhe me kaq të përfundojë çdo gjë, nuk duhet të na largojë nga synimi për ta kuptuar porosinë e mirëfilltë për të cilën në fakt ka ndodhur Israja dhe Mi`raxhi. Përndryshe, ajo nuk mund të investojë asgjë në jetën, kuptimin dhe planin e askujt prej nesh. Ngjarja e kësaj nate nuk është thjesht historike, ajo është më e rëndësishme dhe i tejkalon përmasat historike, sidomos kur ajo ndërlidhet me njërën nga shtyllat themelore të fesë, siç është namazi, edhe me një nga vendet më të shenjta për muslimanët, siç është Kudsi dhe xhamia Aksa.