У нас вы можете посмотреть бесплатно Niset në Letoni kontigjenti i XVI, ministri Vengu: EOD, kapacitet kombëtar или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në Komandën Mbështetëse u zhvillua ceremonia për nisjen e kontigjentit të XVI, EOD prej 21 ushtarakësh, i cili do të marrë pjesë në misionin e Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s, duke iu atashuar brigadës shumëkombëshe në Camp Adazi, Letoni. Në ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Mbrojtjes, zoti Pirro Vengu, shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral-major Arben Kingji, komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Shkëqim Çela, familjarë të efektivëve të kontigjentit dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij, komandant Çela falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe njëkohësisht kontigjentin e XVI, duke shprehur bindjen se ata janë vazhdues të denjë të rrugës së nisur nga kontigjentet e mëparshme. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vlerësoi sakrificën e pjesëmarrësve në këtë kontigjent dhe mbështetjen e pakufizuar nga familjet e tyre për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare. “Sakrifica juaj, edhe ajo e familjeve tuaja, të cilat i përshëndes me shumë respekt sot, merr vlerësimin më të madh nga ne, nga bashkëkombasit tuaj dhe nga atdheu. Ju uroj mision të mbarë dhe të suksesshëm,” tha ministri. Vengu theksoi se kapacitetet EOD janë të mirënjohura tashmë si kapacitet kombëtar. Komandanti i kontigjentit të XVI, major Algert Lala, u shpreh në emër të kontigjentit se me disiplinë dhe profesionalizëm do të përfaqësojnë dhe rrisin vlerat e Forcave tona të Armatosura në këtë mision. Ky rrugëtim ka nisur në vitin 2017, ku Komanda Mbështetëse përfaqësohet nga një togë EOD, duke radhitur Forcat tona të Armatosura përkrah vendeve aleate të NATO-s. This is the official Channel of the Ministry of Defence of Republic of Albania Subscribe: https://www.youtube.com/c/ministriamb... Abonohu: https://goo.gl/XBoLwB For more visit: https://www.mod.gov.al Subscribe to "Ministria e Mbrojtjes" on YouTube Channel Shows HERE: https://www.youtube.com/c/ministriamb... For more content from click HERE: https://www.mod.gov.al Like Ministria e Mbrojtjes on Facebook HERE: / ministriambrojtjes Follow Mbrojtja on Instagram HERE: / mbrojtja Follow Ministria e Mbrojtjes on Twitter HERE: https://x.com/MinMbrojtjes Subscribe: https://www.youtube.com/c/ministriamb... #MinistryOfDefence #Albania