У нас вы можете посмотреть бесплатно Lutja kundër së keqes... Preghiera contro il male in lingua albanese или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lutja kundër së keqes. O Shpirt i Hyjit, Atë Bir dhe Shpirt Shenjt, e Shenjtërueshmja Trini, Virgjër e Papërlyer, Engjëj, Kryeengjëj dhe Shenjtër të Parajsës, zbritni mbi mua! Më shkrij, o Zot, më përfto, më mbush me ty, më përdor! Dëboji prej meje të gjitha forcat e të keqit, zhduki, shkatërroji, që të mund të jem mirë dhe të veproj mirë! Dëboji prej meje të gjitha shtrigëritë, shortitë, magjinë e zezë, meshët e zeza, të bërat, të gjitha keqbërjet, lidhjet, mallkimet, syrin e keq; çdo ndërhyrje djallëzore; çdo gjë që është e keqe, çdo mëkat, zili, xhelozi, pabesi; sëmundjen fizike, psikike, morale, shpirtërore, djallëzore! Digji në ferr të gjitha këto të këqija, që të mos më prekin mua dhe asnjë krijesë tjetër në botë! Me forcën e Hyjit të gjithëpushtetshëm, në emër të Jezu Krishtit Shpëtimtar, me ndërmjetësimin e Virgjërës së Papërlyer, ju urdhëroj të gjithë shpirtrave të ndytë, të gjitha pranive të cilat më mundojnë, që të largohen prej meje menjëherë, që të më lënë të lirë përgjithmonë dhe të shkojnë në ferr të përjetshëm! Thembra e Virgjërës së Shenjtë dhe të Papërlyer le t’i shtypë! O Shën Mikael, Shën Gabriel dhe Shën Rafael Kryeengjëj dhe ju, o Engjëjt tanë rojtarë, vërini në pranga! Ati ynë… Lavdi Atit… Të Falemi, Mari… Puna e pendimit… Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi Shkodër