У нас вы можете посмотреть бесплатно Nënë në të 20-at apo në të 50-at, si ndikon ora biologjike në shtatzëni или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në diskutimin nëse fillimisht duhet të ndërtohen kushtet financiare përpara se të krijohet një familje apo kjo ndodh paralelisht, hyn edhe ora biologjike. Sipas shpjegimit të gjinekologes Mimoza Keta në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka një periudhë të përshtatshme kur gruaja është në momentin e saj më të mirë biologjik për t’u bërë nënë. Gjinekologia rendit argumentet pro dhe kundër nga ana biologjike të të bërit nënë në mosha të ndryshme. Mimoza Keta: Veza ka moshën e gruas që do të thotë sa vjeç është gruaja, aq vjeç është edhe veza. Kjo do të thotë që sahati biologjik bën punën e vet. Fillimisht mosha më e përshtatshme për t’u bërë një nënë shkon rreth moshës 20-30 vjeçare. Të flas dhe të tregoj pak më tepër për të mirat, benefitet dhe anët negative. Aldo: Mirë është t’i dimë në fakt. Mimoza Keta: Normale është që në moshën 20-vjeçare është bërja nënë më e bukur, por duke llogaritur resurse financiare, karrierën, anën psikologjike të gjitha këto janë anë jo të mira dhe gjithashtu ndryshimet hormonale të estrogjenit dhe progresteronit… Aldo: Këto s’ti marrim vesh se çfarë the. Mimoza Keta: Vezorja prodhon disa hormone, çfarë ndodh, rritet mundësia që këto gra që bëhen nëna në këtë moshë, të kenë probabilitet gjithmonë, kancer gjiri, rritet mundësia për fillimin e hershëm të osteoporozës, të largimit të kalciumit nga kockat kështu që të gjitha këto janë anë negative. Por do flas për pozitivitetin dhe krahasimin… Aldo: Përballë dëshirës së madhe për të pasur një fëmijë. Mimoza Keta: Pa diskutim dhe krahasim me shtatzëninë në moshën 40-50 vjeçare, kjo është ajo që na intereson më shumë. Në moshën 20-30 vjeçare mundësia për një abort është shumë e vogël ndërsa në moshën 40-50 vjeçare, në moshën 40-45 vjeçare mundësia për abort shkon 1 në 6 shtatzëni domethënë është shumë e madhe, ndërsa pas moshës 45-50 vjeçare shkon 1 në 3 shtatzëni që do të thotë mundësia për abort është shumë e madhe te këto gra. Keta shton se në shtatzënitë në moshë më të vonë ka rreziqe më të larta edhe për sëmundjet gjenetike. Mimoza Keta: Në moshën 20-30 vjeçare që është mosha më ideale për një shtatzëni, gjithmonë biologjike, me rrugë natyrale, unë thashë që mundësia për sëmundjen Down apo anomali kromozomike 21. Aldo: Bëhet një test në fillim, më duket, një analizë? Mimoza Keta: Do t’jua them. Kjo ndodh shumë më pak, është në 1 në 1167 gra te mosha 20-30 vjeçare. Pas moshës 30-vjeçare kjo përgjysmohet, shkon 1 në 569 gra ndërsa në moshën 50-vjeçare shkon 1 në 30 gra. #AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.{ #mimozaketa SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/