У нас вы можете посмотреть бесплатно “S’kam dëgjuar raport më të detajuar”, Manja ‘ironizon’ opozitën или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Po flet socialisti Ulsi Manja, në foltoren e Kuvendit. “Unë do mbaj raportin rekomandues për Kuvendin, në emër të 5 anëtarëve të Këshillit të Mandateve”, tha ai, për raportin që në fakt është publikuar. “Në këtë sallë, kjo është kërkesa e 7-të që vjen në këtë Kuvend për autorizim arresti, që prej se jam në Parlament. Nuk kam dëgjuar në këtë sallë raport më të detajuar në analizën e provave, rrethanave, se sa sot. Gjë e cila bie ndesh me nenin 73 të Kushtetutës dhe nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale. Këtë raport nuk e kam dëgjuar as në 21 dhjetor 2023, kur këtu kishim kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrest për një tjetër anëtar të Parlamentit, me një ndryshim, atëherë pakica sugjeronte rrëzimin e kërkesës, me argumentin se nuk plotësohen kërkesat. Unë do i qëndroj besnik nenit 73 të Kushtetutës dhe atij 288 të Kodit, në emër të anëtarëve të shumicës në këtë Këshill, në momentin që paraqitëm raportin tonë, ka ndodhur një realitet i ri faktik dhe institucional, juridik, i cili e ndryshon natyrën e vlerësimit të SPAK-ut”, deklaroi ai. “S’ka asnjë ndryshim rrethane qysh se nisi hetimi” Duke thënë se ky prezantim është përtej formalitetit, shtoi se është përgjegjësi ndaj qytetarëve shqiptarë që i kanë besuar mazhorancës drejtimin e vendit. “Një çështje që duhet të mbetet e drejtësisë dhe vetëm e drejtësisë është kthyer në një debat të padrejtë”, u shpreh ai, duke ripërsëritur disa nga qëndrimet e mbajtura edhe në mbledhjen e grupit parlamentar në nisje të kësaj jave. #proteste #seanceplenare #kuvend #belindaballuku Duke u futur në kontekstin e çështjes, tha se nuk ka asnjë ndryshim rrethane për Ballukun që nga nisja e hetimeve. “Ka respektuar plotësisht masën e sigurimit”, theksoi Manja. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan