У нас вы можете посмотреть бесплатно Rreze Dielli - Emisioni 19 Mars 2025, Receta/ Oksitocina, hormoni i dashurisë/ Kampionia e mundjes или скачать в максимальном доступном качестве, которое было загружено на ютуб. Для скачивания выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qumështor i ëmbël pa petë / Byrek me arra. Sot në "Rreze Dielli" me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka do të flasim për oksitocinën. Çfarë është oksitocina dhe pse quhet "hormoni i dashurisë dhe miqësisë"? Si ndikon ajo në marrëdhëniet ndërpersonale dhe mirëqenien emocionale, po fizike? Cilat janë mënyrat natyrale për të stimuluar prodhimin e oksitocinës në trup? Çfarë roli ka ajo në uljen e stresit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm? Çfarë ndodh kur trupi ka nivele të ulëta të oksitocinës? A lidhet kjo me ankthin, depresionin apo izolimin shoqëror? A mund të ndikojë teknologjia dhe mungesa e kontaktit fizik në uljen e niveleve të saj? A ndikon mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetesës në prodhimin e oksitocinës? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve por jo vetëm, i marrim nga Joka, i cili na tregon dhe ushqimet apo zakonet më të dobishme për stimulimin e saj. “Vajza më e fortë në Shqipëri” Albina Drazhi, kampionia e sportit të mundjes e ftuar në studion e “Rreze Dielli” tregon sfidat mes feminitetit dhe forcës. Albina Drazhi është sportistja që ka thyer çdo tabu me këmbënguljen e saj në sportin e mundjes ku dhe ka arritur të triumfoj me disa medalje. Drazhi është mundësja që përfaqësoi Shqipërinë në turneun ‘Ranking Series Muhamet Malo’, dhe vetëm 2 javë më pas pritet të garojë në një tjetër kampionat ndërkombëtar. Albina, sot është mundëse profesioniste, por fillimisht e ka nisur si volejbolliste, një sport që sipas saj i ka dhënë shumë, e ka ndihmuar tej mase për të fituar eksperiencë dhe disiplinë sportive. Ana psikologjike, vetëbesimi dhe puna janë tepër të rëndësishme në një garë sportive, shprehet 25-vjeçarja duke treguar se familja e saj, por edhe shoqëria janë mbështetësit më të mëdhenj që ajo të vijojë të merret me sportin e mundjes. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje! Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania Follow Report Tv on Facebook: / reporttval Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom #rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme