У нас вы можете посмотреть бесплатно HISTORIKE! Ramazani dhe Kreshma bashkë pas 163 vitesh / Çfarë do të thotë kjo? или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pas 163 vitesh, dy nga periudhat më të rëndësishme të kalendarit fetar: Ramazani për besimtarët myslimanë dhe Kreshma për besimtarët e krishterë, nisin në të njëjtën kohë, duke sjellë një moment të rrallë reflektimi dhe bashkimi shpirtëror. Ky përkim i veçantë nuk është vetëm një rastësi kalendarike, por një ftesë për të ndarë mesazhe që tejkalojnë kufijtë fetarë: përkushtimin, sakrificën, faljen dhe dashurinë ndaj Zotit dhe njëri-tjetrit. Ramazani dhe Kreshma janë muaj agjërimi, vetëpërmbajtjeje dhe thellimi në raportin personal me Zotin. Përmes agjërimit, lutjes dhe veprave të mira, mijëra besimtarë në mbarë botën përjetojnë momente të forta shpirtërore, duke kërkuar pastrim të brendshëm dhe ripërtëritje të besimit. Është një kohë kur njeriu ndalet, reflekton dhe rikthehet tek thelbi: mirënjohja, përulësia dhe solidariteti. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" do të flasim për domethënien e kësaj periudhe të shenjtë, për ritualet që praktikohen dhe për mesazhet që ato përcjellin në jetën e përditshme. Do të ndajmë emocione dhe këndvështrime mbi mënyrën se si agjërimi na afron më shumë me Zotin dhe me njëri-tjetrin, së bashku me të ftuarat: Gjystina Golloshi, Pastore dhe avokate; Migena Kurushi, besimtare myslimane dhe terapiste zhvillimi; si dhe Prena Frroku, besimtare katolike. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buëqeshje! Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania Follow Report Tv on Facebook: / reporttval Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom #rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme