У нас вы можете посмотреть бесплатно INSPIRIMI - Më çmendi или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
INSPIRIMI - Ajo në sytë e mi ish flakë Më çmendi, dhe pastaj ajo e shikoi teatrin në çdo shfaqje që bëja. Sigurisht pa bileta erdh, sepse në çdo skenar, ajo ishte personazhi VIP, s’mun t’i kërkonim të priste biletat, për ta parë veten nga shikimi im, nga ndienja ime, nga vetmia ime. Nga tortura ime e mungesës së asaj, më çmendi dhe nuk pati as pak mëshirë për mua. Sepse interesante i dukej qasja ime drejt saj, sikur një përvojë e re, sikur diçka e pazakontë, sikur diçka jonormale. Se gati harrova, ajo ma tha një ditë diku, s’di kur, “Ti s’je normal”... Nga ky shikim, nga ky kënd, nga kjo anë e medaljes, ajo më pa gjithmonë, deri kur arrita në stadin e çmendisë. Por më së shumti më mërziti fakti se; ajo në mua ish vullkan, e akull në përballë meje. Ajo në sytë e mi ish flakë, ishte zjarr, ishte llavë, e në prekje ishte akull, e ftohtë sa më ndalte frymën. E zemra më rrihte në gjysmë-impulsi, më devijoi kjo qasje ndaj meje, dhe më futi ndër udhë. Ndër udhë rashë e u rrokullisa, në një tatëpjetë pa fund, dhe kur ndalova, isha i gjithi i përgjakur, nga përplasjet në çdo shkëmb e gur. Mora frymë thellë, dhe bërtita me sa forcë që pati heshtja. Dhe thashë, vetmevete thashë, s’ia fali, nuk ia fali, thashë. Dhe s’do t’ia fali, po them dhe sot, sepse ajo më bëri copë copë. Ajo në sytë e mi ish flakë, ishte zjarr, ishte llavë, e në prekje ishte akull, e ftohtë sa më ndalte frymën. E në shkrova diku, nuk do të thotë se thashë diçka për të, por thashë për historinë time, për unikën time, për një torturë që më përplasi në çdo mur e gur, e më hodhi ndër udhë. Dhe kurdo që do të shkruaj e të flas, s’do të flas për atë, po për mua, për mua që brenda e pata, e larg më pati. Dhe më kurrë s’ia fali, s’do t’ia fali, nuk ia fali. Le të shkojë në djall, le ta vlerësojë dikë me dy presje fjalë, me një grimcë dashnie. Ajo në sytë e mi ish flakë, ishte zjarr, ishte llavë, e në prekje ishte akull, e ftohtë sa më ndalte frymën. Ajo në sytë e mi ish flakë, ishte zjarr, ishte llavë, e në prekje ishte akull, e ftohtë sa më ndalte frymën. Është merita e asaj, le të jetojë me atë copëz dashnie… Teksti: Sami Aliu Realizimi me IA