У нас вы можете посмотреть бесплатно Dashamir Shehi: Një shoqëri demokratike kërkon evolucion ekonomik dhe kulturor | Çasti i duhur или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Larg kostumi të politikanit, Dashamir Shehi ka folur për rrugëtimin e tij nga rinia, familja, politika dhe kontributin e tij të ardhshëm në shoqëri. I tërhequr nga jeta partiake, në një intervistë në emisionin “Çasti i Duhur” në RTSH, Shehi tha se nuk do të largohet nga angazhimi i tij në shoqëri dhe politikë duke kontribuar me eksperiencën e tij. “Jam tërhequr nga jeta partiake, por atë publike do vijoj të jap kontributin tim dhe idetë e mia. Duhet të hapësh rrugët edhe për të rinjtë, unë bëra sa munda në jetën time politike. Janë bërë shumë gjëra, jo gjithçka ka shkuar mirë se ka pasur dhe gabime, por sot vijoj të jap kontributin përmes ideve të mia që vijnë nga përvoja e gjatë,” u shpreh Shehi. Kur kujton kohët e fillimit të demokracisë, Shehi tha se nuk u arrit të realizohej iluzioni i të rinjve në atë kohë, “ta bënin Shqipërinë si gjithë Evropa”. Sipas tij, një shoqëri demokratike kërkon një zhvillim të thellë ekonomik dhe kulturor dhe se vendi edhe sot ka një demokraci të brishtë dhe institucione të pafata për të qenë të pavarura. “Kur e nisëm demokracinë menduam se duke ngritur institucionet demokratike dhe bërë disa ligje do e bëni Shqipërinë si e gjithë Evropa. Kjo ishte një iluzion i kot. Të krijosh një shoqëri demokratike kërkohet një evolucion ekonomik dhe kulturor, kur institucion kanë një traditë, ne kemi tentuar të bëjmë demokracinë parandej sot e kësaj ditë demokracia është e brishtë dhe e pa zonja për të krijuar institucione demokratike të forta dhe të pavarura”, tha ai. Nga e hëna në të premte në RTSH 1HD Autore: Jonida Aliçkolli Moderatore: Fjodora Fjora Një udhëtim mes rrëfimeve personale, historive frymëzuese dhe atmosferës së gjallë të showbiz-it shqiptar. Në çdo episod, Fjodora Fjora sjell më pranë publikut personazhe të njohur e të dashur, të cilët hapin zemrën e tyre dhe rrëfejnë çastet që kanë shenjuar jetën dhe karrierën e tyre. Mes bisedave të ngrohta, argëtimit dhe elementeve të stilit modern të jetesës, “Çasti i duhur“ nuk është thjesht një program televiziv, por një përvojë, ku publiku ndjehet pjesë e çdo historie. Fjodora Fjora kthen intervistat në një takim të veçantë, pikërisht në “Çastin e duhur”. Do të shfaqen të pathënat, emocionet dhe magjia e të qenit vetvetja. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #fjodorafjora #çastiduhur #rtsh