У нас вы можете посмотреть бесплатно Mesazhi i Presidentit Mejdani drejtuar Kuvendit te Shqiperise - (19 Mars 2002) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva - TV Klan 2002 Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh, lidhur me zhvillimet e deritanishme politike dhe sociale në vend. Duke vlerësuar procesin zgjedhor presidenti Mejdani nënvizon, se zgjatja e tejskajshme e zgjedhjeve, shformimet dhe shfrytëzimi i hapësirave që krijonte ligji, por edhe raste të veçanta të mosrespektimit të tij, bëjnë që urgjentisht të rishihet dhe përmirësohet kodi zgjedhor, si edhe e gjithë infrastruktura e zgjedhjeve, sa më larg politizimit të tejskajshëm dhe militantizmit partiak. Presidenti shton ndër të tjera se është e këshillueshme, që në një mandat të dytë qeverisës të Aleancës për Shtetin mazhoranca të rishohë dhe të rigjykojë me më shumë bonsens, hapësira për pjesëmarrje të opozitës në jetën e vendit. Duke u ndalur në krizën politike që po kalon vendi, presidenti Mejdani në fjalën e tij ka tërhequr vëmendjen në luftën kundër korrupsionit, trafiqeve, për ndërtimin e shtetit të fort ligjor. Ai ka renditur një varg problemesh, për forcimin e mëtejshëm të shtetit, që janë tashmë akute, si shtrirja, përmirësimi strukturor dhe fuqizimi i sistemit tatimor, shoqëruar me një politikë të drejtë monetare dhe fiskale që siguron zhvillimin e biznesit dhe progresin shoqëror. Në përfundim të mesazhit të tij, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, presidenti Mejdani ka theksuar se ka ardhur për një shkëputje radikale dhe të fuqishme nga rutina e zhurmshme e tensioneve dhe sherreve politike, e fyerjeve apo grindjeve fizike. Vendosja në piedestal e ligjit dhe e zbatimit të tij, pa përjashtim për të gjithë qytetarët, për fuqizimin e autoritetit të shtetit dhe institucioneve të tij, vetëm mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjit dhe vetëm nëpërmjet tyre është detyra e përbashkët, ndaj vetë politikës shqiptare./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/