У нас вы можете посмотреть бесплатно Parlament/ Olldashi: Qeveria asnjë borxh kompanive të ndërtimit, rrugët histori suksesi-5 Prill 2012 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2012 Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi deklaroi, se dikasteri që drejton nuk u ka asnjë borxh kompanive të ndërtimit të rrugëve përkundrejt akuzave të deputetit socialist Erion Braçe i cili kishte thirrur në interpelancë ministrin. Erion Braçe: “Qeveria po hedh barrën e borxhit mbi kompanitë private, madje mbi një sektor të tërë, sektorin e ndërtimit. Një zinxhir i borxhesh me burim qeverinë, nxitje po prapë qeverinë tani kanë mbërritur në dyert e bankave, në arkat dhe në llogaritë e tyre. Ky është një tjetër borxh, në dukje privat, formalisht kështu, por është thelbësisht borxh publik.” Sokol Olldashi: “Të konfirmoj që borxhi publik i Shqipërisë është 58.6, është brenda të gjitha parametrave që ne kemi në kuvend ligjin e buxhetit dhe të gjithë parametrave të rëna dakord me institucionet ndërkombëtare financiare që monitorojnë ecurinë e parametrave makroekonomike të Shqipërisë. Ai që ju e quani borxh dhe që në fakt nuk është borxh ose të paktën nuk është borxh ia ka qeveria kompanive të ndërtuesit, ndërtuese, por është borxh që vetë kompanitë ja kanë ndërtuar vetes . Nuk është gjë tjetër përveçse zbatim rigoroz apo tejkalim i efekteve që ka prodhuar ai vendim i Këshillit të Ministrave për 70% e punimeve për të hyrë në një tender të dytë. Nga buxheti i shtetit të gjitha kompanitë janë disbursuar me përjashtim të një rast që jua thashë që është me 98% për 100% të fondit të planifikuar të miratuar me ligjet e buxhetit dhe të votuar nga ky parlament. Pra borxhi është 0 dhe e gjithë përpjekja juaj për të krijuar histori borxhesh është vetëm një zgjatim i asaj tryezës që mbajtët 4 ditë më parë ku i thatë qytetarëve gjëra tërësisht të pavërteta.” Sipas ministrit opozita e Edi Ramës duhet të gjejë një tjetër front beteje pasi ndërtimi i 9000 km rrugë gjatë qeverisjes Berisha është histori suksesi. Sokol Olldashi: “Është histori suksesi të padiskutueshëm të pavënë në diskutim, jo vetëm prej jush por as nga zgjedhësit tuaj. Është një realitet që nuk mund të fshihet 9103 km rrugë që qeveria e Sali Berishës ka bërë nga 2005 deri më sot, nuk mund t'i fusë dot në xhep. Kryetari i partisë tuaj ka deklaruar publikisht borxhin që gjoja qeveria u ka firmave të ndërtimit në vlerën e 100 milionë euro. Pra ju lutem shumë raportoheni është 100 milion euro borxhi apo është 1 miliardë dollarë borxhi, se mjafton kjo statistikë për të kuptuar se sa të pasaktë dhe jo profesionalë dhe jo serioz jeni në analizën e këtij fenomeni. Prandaj edhe një herë po ju them një fjali. Mos u merrni me rrugët se rrugët janë histori suksesi, gjeni ndonjë gjë tjetër.” Socialistët u investuan gjatë punimit të Kuvendit edhe në një debat të gjatë të lidhur me projektligjin për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Mazhoranca dhe opozita debatuan mbi politikat bujqësore dhe investimet në zonat rurale, ndërsa ligji u miratua pa asnjë votë kundër dhe 129 vota pro./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/