У нас вы можете посмотреть бесплатно Arrihet konsensusi PD-PS për krijimin e Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë - (2 Prill 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2012 Fryma e bashkëpunimit mazhorancë-opozitë ka shoqëruar dhe mbledhjen e radhës së Komisionit të Ligjeve. Gjatë diskutimit të draftit për Gjykatën Administrative. Deputetët e të dyja kampeve ranë dakord për krijimin e një Kolegji Administrativ në Gjykatën e Lartë në përbërjen e të cilit do të jenë 5 anëtarë. Po me konsensus Komisioni i Ligjeve vendosi të miratojë një tjetër vendim të Partisë Socialiste atë për përbërjen e trupit gjykues në shkallën e parë. Pas konsultimeve dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë u ranë dakord që çështjet që kanë të bëjnë me kontratat administrative të gjykohen nga një trup gjyqtarësh që do të ketë në përbërje të tij 3 anëtarë, ndërsa të gjitha çështjet e tjera do të gjykohen nga një gjyqtar. Palët debatuan lidhur me një tjetër propozim të mbërritur nga Opozita, ai për t’i dhënë Avokatit të Popullit të drejtën e ngritjes së padisë. Armando Subashi: “Sot Avokati i Popullit mund të çojë në Gjykatën Kushtetuese një akt normativ, një akt nënligjor duke pretenduar antikushtetueshmërinë e tij. Për derisa ka këtë lloj kompetence, aktin nënligjor mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese për antikushtetueshmëri çfarë problemi do të kishte që aktin nënligjor ta çonte në Gjykatën e Apelit për të pretenduar antiligjshmërinë e aktit”. Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë argumentuan se kjo e drejtë i është dhënë kreut të këtij organi për t’u goditur akte administrative. Ndërsa demokratët shkuan më tej teksa argumentuan se përmes këtij propozimi ulen vlerat kushtetuese të Avokatit të Popullit. Enkelejd Alibeaj: “Ulim nivelin e Avokatit të Popullit në qoftë se i japim një të drejtë të tillë, është organ kushtetues. Pushteti dhe autoriteti i një organi të tillë nuk qëndron tek e drejta për t’iu drejtuar Gjykatës mjafton mendimi, opinioni që ai jep që ta marrin ta respektojnë të gjithë. Ta shndërrosh thjesht dhe vetëm në një avokat të thjeshtë që ngre padi, unë besoj që i ulim vlerat. Ça ka ndodhur me sjelljen e Avokatit të Popullit në raportimet e Avokatit të Popullit? Avokati i Popullit i mëparshmi e shndërroi veten e vet thjeshtë dhe vetëm në një avokat të interesave private. Shfrytëzoi të drejtën e vet për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe na i çonte vetëm çështje kur kishte interesa privatë ligje apo akte normative”. Komisioni i Ligjeve ra dakord që në seancën e radhës të vijohet me të tjera mendime të socialistëve për projektligjin e Gjykatës Administrative. Pak ditë më parë ish Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj njëherazi dhe hartuesi i këtij drafti sqaroi se ndryshimet që po i bëhen projektligjit të qeverisë janë të natyrës teknike-legjislative dhe nuk prekin aspak thelbin e tij./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/