У нас вы можете посмотреть бесплатно Ceremonia e marrjes së detyrës nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në Ministrinë e Mbrojtjes, u zhvillua ceremonia e marrjes së detyrës nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i dekretuar dje nga presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani. Në ceremoninë, e cila nisi me pritjen me turpëroje nderi dhe kalimin në revistë nderi të ministres së Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ishin të pranishëm dhe gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të MM dhe SHP. Ministrja e Mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli lexoi dekretin e Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani, për emërimin në detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Jeronim Bazo. "Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3 të nenit 169 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 5 të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 "Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar, me propozim të kryeministrit, gjeneralmajor Jeronim Bazo, emërohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë." Më pas ceremonia ka vijuar me dorëzimin e flamurit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nga gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ministres së Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, e cila ia dorëzoi shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo. Në përshëndetjen e tij, në këtë ceremoni të dorëzimit të detyrës, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ndër të tjera u shpreh: "Kam patur nderin dhe privilegjin e veçantë që kam kryer detyrën e lartë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA që nga gushti 2011. Ndihem shumë krenar për sukseset e Forcave tona të Armatosura gjatë kësaj periudhe, arritje të cilat kanë konsoliduar edhe më tej opinionin pozitiv për dinjitetin, profesionalizmin dhe angazhimin e FA në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut...". Më tej gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi shprehu falënderim dhe mirënjohje për gjeneralët e bashkëpunëtorët si dhe për ushtarakët, oficerët, nënoficerët, ushtarët e punonjësit civilë të FA, kudo që janë, për punën e shkëlqyer, profesionalizmin, gatishmërinë, disiplinën dhe shpirtin e sakrificës në kryerjen e misionit kushtetues në shërbim të mbrojtjes së vendit, si dhe paqes dhe sigurisë në botë. Nga ana e tij, shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Jeronim Bazo, u shpreh i nderuar për marrjen e detyrës së lartë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. "Kjo detyrë vjen kur Forcat tona të Armatosura, si pjesë dinamike e Aleancës , kanë siguruar një sërë arritjesh në përmbushje të misionit të tyre kushtetues, kryerjen me sukses të operacioneve në kuadër të Aleancës dhe më gjerë, përballimin e situatave të vështira në ndihmë të popullsisë civile dhe asgjësimit të municioneve të tepërta". Në përfundim të përshëndetjes së tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo, siguroi ministren e Mbrojtjes, kryeministrin, presidentin e Republikës, aleatët tanë të NATO, dhe të gjithë pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, se Forcat e Armatosura do të punojnë me përkushtim, cilësi dhe angazhim maksimal për përmbushjen e objektivave.